Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content

0800 20600

Artmotion është kompani e licencuar për të ofruar shërbimet e Internetit, televizionit dixhital, IPTV/OTT, TV Broadcaster si dhe ndërtim të nyejve ndërkombëtare të internetit.

Për të ofruar lidhje të shpejte dhe të mirë me botën, Artmotion ka siguruar linka të shumtë ndërkombetarë në rrugë të ndryshme ashtu që shërbimi të jetë gjithmonë i qasshëm. Ndërsa për të ofruar programacionin më të mirë dhe me eskluziv në vend dhe më gjerë, Artmotion bashkëpunon më kompanitë me renome ndërkombëtare e po ashtu me TV më të mira shqiptare e kosovare. U themelua në vitin 2004 duke pasur në fokus ofrimin e shërbimeve nga fusha e teknologjisë për biznese dhe më vonë fillon të ofroj edhe shërbime interneti të dedikuar për biznese. Nga viti 2008 Artmotion krijon linjat e veta ndërkombëtare dhe po ashtu shtrinë mbulueshmërinë përmes linkave mikrovalor pothuajse në tërë Kosovën. Kështu që nga viti 2008 bëhet një ndër ISP kombëtarë për ofrimin e shërbimeve të internetit.

Nga viti 2011-2012, Artmotion fillon ofrimin e shërbimeve broadband për klientë rezidencial duke përdorur teknologjinë e fundit, FTTH dhe IPTV për herë të parë në Kosovë. Fillimisht në lagjet kryesore të Prishtinës e më vonë edhe në disa zona tjera në Kosovë, interneti përmes fibër bëhet sinonim për kompaninë tonë. Në këtë kohë Artmotion ndërton edhe rrjetin backbone vetanak përmes fibrave optik.

Në vitin 2018 Artmotion u ri-brendua në tërësi dhe filloj zgjerimin e rrjetit broadband në tërë Kosovën duke përdorur teknologjinë e fundit për ofrim të shërbimeve brezgjerë tek klientë rezidencial dhe biznes. Në Prishtinë, në selinë e re, ndërtohet dataqendër moderne e standardeve të larta dhe e ranguar si TIER 3. Nga këtu fillon ndërtimi i rrjetit të qasjes dhe atij shtyllë (backbone) në tërë territorin e Kosovës. Në të njëjtën kohë Artmotion nga dataqendra moderne lëshon 14 kanale të vetat me kontent të ndryshëm (përmbajtje programore) dhe pikërisht këtu fillon të bëhet ndryshimi në tregun e Kosovës duke ofruar shërbim të mirë, programacion me vlerë, internet të shpejtë dhe çmim të lirë. E tërë kjo u përmbledhë në një slogan të vetëm: TJETER NIVEL, me të cilin Artmotion filloj rrugëtimin drejt majave të sukseseve.

Shumë shpejt Artmotion bëhet emër shumë i njohur dhe sinonim për shumë ngjarje dhe kontente exlusive në platformën Televizive e po ashtu edhe bënë dallimin në ofrimin e shërbimit të shpejtë dhe cilësor. Në vitin 2019 Artmotion lëshon edhe OTT aplikacionin ARTMOTION ku përveç live stream të kanaleve më exclusive në vend ofrohen edhe shërbime tjera si VOD, CatchupTV, etj.

PËRSE TA ZGJEDHNI ARTMOTION?

SHPEJTËSI TJETËR NIVEL

Internet Stabil, Shpejt dhe Efikas pa ndërprerje, Artmotion ju ofron të gjitha në një tjetër nivel.

KYÇJA DHE DEPOZITA FALAS

Nëse kontrata është për 6 apo 12 muaj, klienti në këtë rast nuk ka nevojë të paguaj paisjet vetëm shërbimin dhe në momentin që ndërprehet kontrata paisjet janë pjesë e Artmotion.

24 X 7 NË SHËRBIM

Ekipi i Artmotion është në dizpozicion për ti kryer shërbimet e ofruara për klientë, 24 / 7.