KOSOVA, NATIONS LEAGUE, KAMPIONATET EVROPIANE, KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN DHE NDESHJET MIQESORE NË FUTBOLL I BASHKOHEN FAMILJES ARTMOTION

Qershor 10, 2022
Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur.
Pas platformes Digitalb dhe SuperSport, Artmotion do te sjell edhe ngjarjet më madhore të futbollit evropian dhe botëror ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe te gjitha Përfaqësueset Evropiane deri në vitin 2028.
Nga sivjet e deri më 2028, përmes platformës Artmotion mund ti shikoni të gjitha ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, në kualifikime për kampionatet evropiane dhe botërore duke përfshirë edhe të gjitha ndeshjet miqësore.
UEFA Nations League në edicionet 2022, 2024 dhe 2026 duke përfshirë finalet e këtij kompeticioni në 2023, 2025 dhe 2027 me top kombëtaret si Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Portugalia vijnë drejtpërdrejt në ekranet tuaja.
Në Artmotion do ti përjetojmë emocionet e Kombëtares Shqiptare në të gjitha eventet duke mos harruar shqiptarët ne kombetaret e Maqedonisë së Veriut dhe Zvicres.
Pas edicionit të tretë, Finalissima vjen edhe me edicionin e katërt në vitin 2024 ku do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më unike në vend.
Por, as kjo nuk është e tëra!
Befasit dhe kënaqësit në platformën më atraktive dhe më të pasur sportive në shqiptari nuk kanë të ndalur sepse Artmotion ju sjell edhe ndeshjet kualifikuese dhe kampionatet evropiane në futboll: Euro 2024 dhe Euro 2028.
Plus, ndeshjet kualifikuese nga kontinenti evropian për kampionatin botëror “United 2026” që fillojnë nga viti 2024 dhe do të transmetohen direkt në Artmotion.
Numëro e numëro dhe s’kanë fund.
Të gjitha këto, nga tani e deri në vitin 2028, vijnë drejtpërdrejt në platformën kampion e cila fjalën dhe premtimin e dhënë e plotëson: Artmotion.
Moti ju kemi thënë se ky, është vetëm fillimi!
RELATED POST

Qershor 13, 2022
Ekskluzive BIG BROTHER KOSOVA
Ekskluzive: "Big Brother" së shpejti për herë të parë në Kosovë | ArtMotion dhe KlanKosova Formati “Big Brother” po zgjerohet në një treg të ri mediatik, duke u transmetuar për herë të parë në territorin e Republikës të Kosovës, pas marrëveshjes me Banijay

Qershor 10, 2022
KOSOVA, NATIONS LEAGUE, KAMPIONATET EVROPIANE, KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN DHE NDESHJET MIQESORE NË FUTBOLL I BASHKOHEN FAMILJES ARTMOTION
Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur. Pas platformes Digitalb dhe SuperSport, Artmotion do te sjell edhe ngjarjet më madhore të futbollit evropian dhe botëror ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe te gjitha Përfaqësueset Evropiane

Maj 4, 2022
Zbritja e madhe në Artmotion vjen bashkë me Digitalb
Data e shumëpritur nga të gjithë klientet,1 Maji shënon rritjen edhe më të madhe të Artmotion, tani duke pershirë në përmbajtjen e vet të gjitha kanalet e Digitalb. Nga 1 Maji të gjithë klienteve të Artmotion do të ju pasurohet më shumë pakoja të cilen e kanë, duke perfituar m